Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Hartimin e 1 (një) materiali mësimor mbështetës për lëndën profesionale si më poshtë (në Shtojcën e mëposhtme tregohet edhe programi sintetik përkatëse të kësaj lënde):
- Lënda profesionale për të cilën do të hartohet materiali mësimor:
- Lënda: “Kontrollorët logjikë të programueshëm (PLC)”, me kod L-11-738-25, kl.12, 72 orë, në kualifikimin profesional “Teknologji automatizimi”.
- Kërkesat për hartuesit e materialit mësimor mbështetës të lëndës profesionale:
- a) Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe gojë;
- b) Të kenë aftësi të punës në grup;
- c) Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
- d) Të zotërojë teknikat e komunikimit elektronik;
- e) Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
- a) Të kenë diplomë të arsimit të lartë;
- b) Të kenë përvojë si mësimdhënës në fushën/lëndën përkatëse;
- c) Të kenë aftësi për të përgatitur materiale të shkruara;
- d) Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
- e) Të kenë përvojë më shumë se 3 (tre) vjet si mësimdhënës/pedagog në lëndët/modulet
- a) Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës për aplikim;
- b) CV në shqip;
- c) Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- d) Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, dokument nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
- e) Dokument zyrtar që vërteton përvojën më shumë se 3 (tre) vjet si mësimdhënës/pedagog në lëndët/modulet profesionale të fushës përkatëse.
- f) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Çdo grup pune për hartimin e materialeve mësimore mbështetëse do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 05 nëntor 2025, ora 16.30.