AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 3 Nëntor 2025 për specialistë të jashtëm me kontratë si bashkëpunëtorë për rishikimin e programit të kursit për mësimdhënësit në arsimin dhe formimin profesional “Bazat e didaktikës në AFP”.

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të MFE nr. 240, datë: 28.12.2021 “Për programin e kursit për mësimdhënësit arsimin dhe formimin profesionalBazat e didaktikës AFP”, Kreut III të Rregullores së brendshme e AKAFPK-së me nr. 21, dt.13.04.2023, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm me kontratë si bashkëpunëtorë lidhur me:  
  1. Rishikimin e programit të kursit për mësimdhënësit në arsimin dhe formimin profesional “Bazat e didaktikës në AFP”.
 
  1. Kërkesat për rishikuesit e programit të kursit për mësimdhënësit në arsimin dhe formimin profesional “Bazat e didaktikës në AFP”:
  2.1. Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe me gojë.
  2. Të kenë aftësi të punës në grup.
  3. Të përdorin programet bazë të kompjuterit.
  4. Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik.
  5. Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
  2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të jenë të diplomuar në arsimin e lartë në nivelin “master” ose të barasvleftshëm me të.
  2. Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
  3. Të kenë përvojë mësimdhënieje (teorike dhe/ose praktike) në arsimin e mesëm profesional ose në arsimin e lartë.
  4. Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre në AFP.
  5. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve në mbështetje të zhvillimit profesional të mësuesve.
  6. Të jenë angazhuar në projekte dhe programe për zhvillimin e vazhduar profesional të mësuesve.
 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  2. Kërkesën për aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse sillet dorazi).
  3. Jetëshkrimin (CV).
  4. Fotokopjen e Diplomës së arsimit të lartë në nivelin “master” ose të barasvleftshëm me të.
  5. Dokument zyrtar që vërteton përvojën në mësimdhënie.
  6. Dokument zyrtar që vërteton se aplikanti ka jo mëpak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
  7. Kopje të dokumentave zyrtare që tregojnë kohëzgjatjen e përvojat në punë, sipas kërkesave të lartshënuara (nëse ka).
 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
 
  1. Grupi i punës për rishikimin e programit të kursit për mësimdhënësit në arsimin dhe formimin profesional, “Bazat e didaktikës në AFP”, do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 4 specialistë të jashtëm të shpallur fitues dhe do të zhvillojë të paktën 3 (tre) takime me prezencë fizike në mjediset e AKAFPK-së.
  Vini re: Dokumentacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe, i qartë dhe lehtësisht i lexueshëm, në rast të kundërt aplikantët nuk kualifikohen. Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.  
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 06 Nëntor 2025, ora 16:30.
  Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, brenda 5 ditësh pune nga përfundimi i afatit të aplikimit, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087