AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 17 Nentor 2025-për validimin e dokumentit të standardit të profesionit “Mësimdhënës të kulturës profesionale në AFP”

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të neneve 659, 850 – 876 të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, si dhe të Urdhrit nr. 21, nr. prot 113/1, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
  1. Validimin e dokumentit të standardit të profesionit “Mësimdhënës të kulturës profesionale në AFP:
Grupi i punës do të angazhohet për të validuar standardin e profesionit “Mësimdhënës të kulturës profesionale në AFP” duke u bazuar në kriteret përkatëse. Grupi i punës duhet të paraqitet pranë AKAFPK-së për të zhvilluar takimet e përbashkëta dhe të japë kontribut aktiv. Grupi i punës duhet të përbëhet nga 3-4 anëtarë. Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 2 (dy) javore. Kandidatët për validimin e standardit të profesionit të sipër përmendur duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
  1. Kërkesat për validuesit e dokumentit të standardit të profesionit “Mësimdhënës të kulturës profesionale në AFP:
  • Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të jenë të diplomuar në arsimin e lartë në nivelin “Master” ose të barasvleftshëm me të.
  2. Të kenë përvojë mësimdhënieje (teorike dhe/ose praktike) në arsimin e mesëm profesional ose në arsimin e lartë.
  3. Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
  4. Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë.
  5. Të kenë aftësi të punës në grup.
  6. Të përdorin programet bazë të kompjuterit.
  7. Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik.
  8. Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre në AFP;
  2. Të kenë përvojë në përgatitjen e programeve dhe materialeve të trajnimit të mësimdhënësve të AFP-së.
  3. Të jenë angazhuar në projekte dhe programe për zhvillimin e vazhduar profesional të mësuesve.
  4. Të mos kenë qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin/rishikimin e këtij dokumenti.
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  2. Kërkesën për aplikim referuar njoftimit përkatës për aplikim.
  3. Jetëshkrimin (CV) në gjuhën shqipe.
  4. Fotokopje të dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës.
  5. Kopje të dokumentave zyrtare që vërtetojnë kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, deklarata e kontributeve nga e-albania, dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë).
  6. Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë angazhimet e tjera (sipas kërkesave të pikave 2).
  7. Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme apo angazhimeve të tjera (nëse disponohen). 
Vini re: Dokumentacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe, i qartë dhe lehtësisht i lexueshëm, në rast të kundërt aplikantët nuk kualifikohen. Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit. 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë kohëzgjatje 2 (dy) javore, që nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 21 nëntor 2025, ora 14:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë Tel. 04 22 37087