AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM i dates 20 nentor 2025 – PËR PJESËMARRJE NË PËRBËRJEN E KOMITETIT SEKTORIAL TË ENERGJISË QË DO TË MBËSHTESIN ZHVILLIMIN E KORNIZËS SHQIPTARE TË KUALIFIKIMEVE (KSHK)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 11, të ligjit nr. 10247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 426, datë 26.6.2019 “Për mënyrën e organizimit, të funksionimit, si dhe kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Komiteteve Sektoriale dhe mënyrën e shpërblimit të tyre”, Urdhrit të përbashkët të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr. 248, datë 24.02.2025 “Për ngritjen dhe përbërjen e Komitetit Sektorial të Energjisë” dhe Urdhrit nr. 21, nr. 113/1 prot., datë 13.04.2023, të  Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) “Për miratimin e udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional”, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), Tiranë, shpall konkursin për pjesëmarrje  në përbërjen e Komitetit Sektorial të Energjisë, që do të mbështesin zhvillimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.  Kriteret për përzgjedhjen e përfaqësuesve të Komiteteve Sektoriale:
  • Të jenë përfaqësues në një nga subjektet apo sektorët si vijon:
  • shoqatat e punëdhënësve të sektorit të energjisë, me numrin më të madh të anëtarëve në sektorin përkatës, me përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në sektorin përkatës, (1 anëtar)
  • shoqatat e punëmarrësve të sektorit të energjisë, me numrin më të madh të anëtarëve në sektorin përkatës, me përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në sektorin përkatës, (1 anëtar)
  • përfaqësues të biznesit me praktika të pasura në zhvillimin e burimeve njerëzore në sektorin e energjisë, me përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në sektorin përkatës, (1 anëtar);
  • ekspertë të pavarur, me përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në zhvillimin dhe zbatimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. (3 anëtarë)
  • Të jenë njohës të mirë të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve;
  • Të jenë njohës të mirë të sektorit përkatës.
  • Të kenë përvojë të provuar për zhvillimin dhe zbatimin e KSHK-së;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  • Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  • Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës ose arsimin e mesëm profesional në fushën/drejtimin përkatës;
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  2. Jetëshkrim (CV);
  3. Fotokopje e diplomës së shkollës së lartë ose të mesme;
  4. Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën në punë, në fushën përkatës. 
Kandidatët që do të shpallen fitues do të jenë anëtarë të KS për një kohëzgjatje 4-vjeçare nga data e shpalljes së fituesve. Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë AKAFPK-së, adresa: Rr. Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë, dosjen me këto dokumente ose ti nisin në mënyrë elektronike në adresën info.akafp@akafp.gov.al. Mosparaqitja  e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 02.12.2025.