Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5, të nenit 11, të ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Vendimit nr. 426, datë 26.06.2019 të Këshillit të Ministrave “Për mënyrën e organizimit, të funksionimit, si dhe kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Komiteteve Sektoriale dhe mënyrën e shpërblimit të tyre”, të Urdhrit të përbashkët të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 64, datë 30.03.2021 “Për ngritjen dhe përbërjen e Komitetit Sektorial të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, procesverbalit nr. 501/9 prot., datë 28.12.2021 të AKAFPK-së “Për pjesëmarrjen në përbërje të Komitetit Sektorial TIK, email-it të përfaqësuesit të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, znj. Engjëllushe Ibrahimi për dorëheqje nga pozicioni i anëtares së Komitetit Sektorial TIK, për shkak të largimit nga pozicioni që mbante pranë kësaj Konfederate, email-it të përfaqësuesit të biznesit z. Gentian Likaj për dorëheqje nga pozicioni i anëtarit të Komitetit Sektorial për asye personale, si dhe Urdhrit nr. 21, nr. 113/1 prot., datë 13.04.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) “Për miratimin e udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional”, AKAFPK shpall konkursin për zëvendësimin e dy anëtarëve ekzistues në përbërjen e Komitetit Sektorial të TIK, si përfaqësues të:
- shoqatës së punëmarrësve të sektorit të TIK, (1 anëtar);
- biznesit; (1 anëtar);
- Të jenë përfaqësues të shoqatës së punëmarrësve të sektorit të TIK, me numrin më të madh të anëtarëve në sektorin përkatës, me përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në sektorin përkatës të shoqatës (për përfaqësuesin 1);
- Të jenë përfaqësues të biznesit me praktika të pasura në zhvillimin e burimeve njerëzore në sektorin përkatës (për përfaqësuesin 2);
- Të jenë njohës të mirë të sektorit përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës ose arsimin e mesëm profesional në fushën/drejtimin përkatës.
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje e diplomës së shkollës së lartë ose të mesme;
- Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën në punë, në fushën përkatëse.