AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 10 dhjetor 2025 – për specialistë të jashtëm për rishikimin/hartimin e 8 (tetë) skeletkurrikulave

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 23/2018, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar; VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; Udhëzimit nr. 27, datë 30.07.2018, “Për formatet dhe procedurat kurrikulare të arsimit dhe formimit profesional”; Urdhrit nr. 936, datë 31.07.2025, “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 99, datë 25.5.2021, “Për miratimin e Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale”, i ndryshuar; Urdhrit nr. 69 datë 14.04.2016, “Për rishikimin e planeve mësimore të lëndëve të përgjithshme për arsimin profesional”; Urdhrit të MAS nr. 281, datë 06.06.2024, “Për miratimin e planeve mësimore të kulturës së përgjithshme për arsimin e mesëm profesional”; Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:   
  1. Rishikimin/hartimin e 8 (tetë) Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional:
  1.1 Rishikimin e 6 (gjashtë) Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, si më poshtë:
  • Rishikim i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Ndërtim”, Niveli II i KSHK-së (2-vjeçar).
  • Rishikim i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Shërbime mjetesh transporti”, Niveli II i KSHK-së (2-vjeçar).
  • Rishikim i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Veterinari”, Niveli IV i KSHK-së (4-vjeçar.).
  • Rishikim i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, Niveli IV i KSHK-së (1-vjeçar).
  • Rishikim i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Kërkim, shpim dhe shfrytëzim për naftë, gaz dhe ujë”, Niveli IV i KSHK-së ( 1-vjeçar).
  • Rishikim i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Dizenjim mode”, Niveli V i KSHK-së (2 vjeçar).
  1.2 Hartimin e 2 (dy) Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, si më poshtë:
  • Hartim i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Shërbime punësimi”, Niveli V i KSHK-së (1-vjeçar).
  • Hartim i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Shërbime mekatronike për mjetet e rënda të transportit”, Niveli V i KSHK-së (1 vjeçar).
 
  1. Kërkesa për rishikuesit/hartuesit e skeletkurrikulave:
2.1. Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
  2. Të kenë aftësi të punës në grup;
  3. Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
  4. Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
  5. Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
  2.2. Kërkesa të veçanta:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. Të kenë përvojë pune, si mësimdhënës të teorisë dhe/ose praktikës profesionale në formimin profesional, në arsimin e mesëm profesional dhe në arsimin e lartë, në fushën profesionale përkatëse;
  3. Të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse ose në mësimdhënie në kulturën profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë, në fushën profesionale përkatëse (të paktën 3 vitet e fundit).
  2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës për aplikim;
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  4. Dokument zyrtar që vërteton përvojën në punë, në fushën profesionale përkatëse, të paktën 3 vitet e fundit (fotokopje të librezës së punës, dokument nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
  5. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).
   
  1. Kontrata me specialistët e jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1.5 (një presje pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
 
  1. Çdo grup pune për rishikimin e skeletkurrikulave do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 anëtarë të shpallur fitues dhe do të zhvillojnë të paktën 3 ÷ 5 takime me prezencë fizike në mjediset e AKAFPK-së.
 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 16 dhjetor 2025, ora 16.30.
  Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë. Tel. 04 22 37087   Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumenteve NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentet në më shumë se një mesazh aplikimi. Dokumentacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe, i qartë dhe lehtësisht i lexueshëm. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit.