AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 30 dhjetor 2025-per specialiste te jashtem per rishikimin e 1 skeletkurrikule

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë,i ndryshuar; Ligjit nr.15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;Ligjit nr. 23/2018, Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar;Ligjitnr.9380, datë 28.04.2005,“Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar;Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,i ndryshuar;VKM-së nr.673 datë 16.10.2019,“Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”;Udhëzimit nr. 27, datë 30.07.2018, “Për formatet dhe procedurat kurrikulare të arsimit dhe formimit profesional”; Urdhrit nr. 936, datë 31.07.2025, Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 99, datë 25.5.2021, “Për miratimin e Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale”, i ndryshuar;Urdhrit nr. 69 datë 14.04.2016,“Për rishikimin e planeve mësimore të lëndëve të përgjithshme për arsimin profesional; Urdhrit të MAS nr.281, datë 06.06.2024,“Për miratimin e planeve mësimore të kulturës së përgjithshme për arsimin e mesëm profesional”;Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKAFPK-së, nr.21, datë 13.04.2023, Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte,me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:  

1. Rishikimin/hartimine 1 Skeletkurrikule të Arsimit Profesional:
Rishikim i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Veterinari”, Niveli IV i KSHK-së

(4 vjeçar)

2. Kërkesa për rishikuesit/hartuesit e skeletkurrikulave:

2.1. Kërkesa të përgjithshme:

a) Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
b) Të kenë aftësi të punës në grup;
c) Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
d) Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
e) Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.

2.2. Kërkesa të veçanta:

a) Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
b) Të kenë përvojë pune, si mësimdhënës të teorisë dhe/ose praktikës profesionale në formimin profesional, në arsimin e mesëm profesional dhe në arsimin e lartë, në fushën profesionale përkatëse;
c) Të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse ose në mësimdhënie në kulturën profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë, në fushën profesionale përkatëse (të paktën 3 vitet e fundit).

2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës për aplikim;
b) CV në shqip;
c) Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
d) Dokument zyrtar që vërteton përvojënnë punë, në fushën profesionale përkatëse,të paktën 3 vitet e fundit (fotokopje të librezës së punës, dokument nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
e) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).

3. Kontrata mespecialistëte jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1.5(një presje pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.

4. Çdo grup pune për rishikimin e skeletkurrikulave do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 anëtarëtë shpallur fituesdhe do të zhvillojnë të paktën 3 ÷ 5 takime me prezencë fizike në mjediset e AKAFPK-së.

5. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 7 janar 2026 ora 16:30.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al

Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.alose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë. Tel. 04 22 37087

Vini re:Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUKduhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumenteve NUKduhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentet në më shumë se një mesazh aplikimi. 

Dokumentacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe, i qartë dhe lehtësisht i lexueshëm. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit.