Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 23/2018, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar; VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; Udhëzimit nr. 27, datë 30.07.2018, “Për formatet dhe procedurat kurrikulare të arsimit dhe formimit profesional”; Urdhrit nr. 936, datë 31.07.2025, “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 99, datë 25.5.2021, “Për miratimin e Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale”, i ndryshuar; Urdhrit nr. 69 datë 14.04.2016, “Për rishikimin e planeve mësimore të lëndëve të përgjithshme për arsimin profesional”; Urdhrit të MAS nr. 281, datë 06.06.2024, “Për miratimin e planeve mësimore të kulturës së përgjithshme për arsimin e mesëm profesional”; Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
- Rishikimin e 1 (një) Skeletkurrikuli të Arsimit Profesional, si më poshtë:
- Rishikim i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Veterinari” (4-vjeçar.), niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK.
- Kërkesa për rishikuesit e skeletkurrikulit:
- Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
- Të kenë aftësi të punës në grup;
- Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
- Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
- Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
- Të kenë përvojë pune, si mësimdhënës të teorisë dhe/ose praktikës profesionale në formimin profesional, në arsimin e mesëm profesional dhe në arsimin e lartë, në fushën profesionale përkatëse;
- Të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse ose në mësimdhënie në kulturën profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë, në fushën profesionale përkatëse (të paktën 3 vitet e fundit).
- Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës për aplikim;
- CV në shqip;
- Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Dokument zyrtar që vërteton përvojën në punë, në fushën profesionale përkatëse, të paktën 3 vitet e fundit (fotokopje të librezës së punës, dokument nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).
- Kontrata me specialistët e jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1.5 (një presje pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Çdo grup pune për rishikimin e skeletkurrikulave do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 anëtarë të shpallur fitues dhe do të zhvillojnë të paktën 3 ÷ 5 takime me prezencë fizike në mjediset e AKAFPK-së.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 16 janar 2026, ora 14.00.