Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, VKM nr 759, datë 30.9.2024 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjen e njësive të zhvillimit të instirucioneve ofruesve të AFP dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, Urdhërit të AKAFPK Nr. 4, datë 07.0l.2026 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzuesin “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm me kontratë dhe bashkëpunëtorëve në projekte me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK, si dhe Urdhrit të AKAFPK Nr.8, date 12.01.2026 “Për miratimin e ofrimit të kursit të trajnimit “Bazat e didaktikës në AFP” për mësimdhënësit e kulturës profesionale, në vitin e parë të punës, të emëruar me kontratë me afat të caktuar në ofruesit e AFP-së”, shpall konkurrimin për:
- Specialistë të jashtëm me kontratë, si trajnerë të kursit të trajnimit “Bazat e didaktikës në AFP – 2026”, për mësimdhënësit e kulturës profesionale, të emëruar me kontratë me afat të caktuar, në ofruesit e AFP.
- Programi i trajnimit përbëhet nga 8 (tetë) module trajnimi që do të ofrohen si trajnim i drejtpërdrejtë me prezencë fizike dhe/ose trajnim online.
- Modulet janë:
- Moduli 1 – Hyrje në profesionin e mësimdhënësit në AFP.
- Moduli 2 – Hyrje në psikologjinë e të nxënit.
- Moduli 3 – Veçoritë e didaktikës moderne në AFP.
- Moduli 4 – Krijimi i atmosferës pozitive në procesin mësimor.
- Moduli 5 – Menaxhimi i mjedisit, mjeteve dhe materialeve mësimore nё AFP.
- Moduli 6 – Vlerësimi i nxënësve dhe kursantëve në AFP.
- Moduli 7 – Mjedisi dhe mësimi digjital në AFP.
- Moduli 8 – Planifikimi dhe realizimi i mësimit në AFP.
- Aplikantët mund të aplikojnë si trajnerë për ofrimin e një apo më shumë moduleve të trajnimit dhe në aplikim, duhet të përcaktojnë se për cilin/cilat module aplikojnë.
- Kërkesat për bashkëpunëtorët, trajnerë të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP:
- Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë.
- Të kenë aftësi të punës në grup.
- Të përdorin programet bazë të kompjuterit.
- Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik.
- Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
- Të kenë diplomë të arsimit të lartë (të paktën niveli 7 I KSHK-së).
- Të kenë përvojë mësimdhënieje (teorike dhe/ose praktike) në arsimin e mesëm profesional ose në arsimin e lartë.
- Të kenë aftësi moderuese dhe prezantuese.
- Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
- Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre në AFP.
- Të kenë përvojë në hartimin e materialeve në mbështetje të trajnimit të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP.
- Të jenë angazhuar në trajnime të mëparshme të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP, mbi “Bazat e didaktikës në AFP”.
- Të jenë angazhuar në projekte dhe programe për zhvillimin e vazhduar profesional të mësimdhënësve.
- Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesën për aplikim, referuar njoftimit përkatës për aplikim.
- Jetëshkrimin (CV) në gjuhën shqipe.
- Fotokopje të dokumenteve të diplomimit (Diploma)/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës.
- Kopje të dokumentave zyrtare që vërtetojnë kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës ose të deklaratës së kontributeve nga e-albania, dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë).
- Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë angazhimet si trajnerë në “Bazat e didaktikës në AFP” (sipas viteve dhe moduleve të angazhimit), si dhe të angazhimeve të tjera në trajnimin e mësimdhënësve.
- Kopje e dokumentit zyrtar të institucionit, që vërteton se kandidati ka jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit të mesëm dhe/ose të lartë.
- Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme apo angazhimeve të tjera (nëse disponohen).
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 5 (pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Aplikantët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 23 janar 2026, ora 14:00.