Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar; VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; Udhëzimit nr. 27, datë 30.07.2018, “Për formatet dhe procedurat kurrikulare të arsimit dhe formimit profesional”; Urdhrit nr. 936, datë 31.07.2025, “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 99, datë 25.5.2021, “Për miratimin e Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale”, i ndryshuar; Urdhrit nr. 69 datë 14.04.2016, “Për rishikimin e planeve mësimore të lëndëve të përgjithshme për arsimin profesional”; Urdhrit të MAS nr. 281, datë 06.06.2024, “Për miratimin e planeve mësimore të kulturës së përgjithshme për arsimin e mesëm profesional”; Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
- Hartimin e 1 (një) Skeletkurrikuli të Arsimit Profesional:
- Hartimi i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Programim”, 4-vjeçar, niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK.
- Kërkesa për hartuesit e skeletkurrikulit:
- Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
- Të kenë aftësi të punës në grup;
- Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
- Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
- Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale;
- Mësimdhënës: Të kenë përvojë pune në AFP në kualifikimin profesional të kërkuar (të paktën 3 vitet e fundit);
- Ekspertë të biznesit: Të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse (të paktën 3 vitet e fundit).
- Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës;
- CV në shqip;
- Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje të librezës së punës/vërtetim pune/vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga e-albania) në fushën përkatëse;
- Dokument zyrtar nga institucioni përkatës, ku specifikohen lënda/lëndët ose moduli/modulet e zhvilluara, si dhe kohëzgjatja (të paktën 3 vitet e fundit);
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, referuar njoftimit përkatës (nëse disponohen).
- Kontrata me specialistët e jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë kohëzgjatje një muaj e gjysmë, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj.
- Grupi i punës për hartimin e skeletkurrikulit do të jetë i përbërë nga 5 ÷ 7 anëtarë të shpallur fitues.