Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), si Shërbim Kombëtar Mbështetës për Platformën Evropiane për të nxënit e të Rriturve në Evropë (EPALE), është vlerësuar me një grant nga Programi Evropian për Arsimin dhe Rininë, Erasmus+. Projekti synon si më poshtë: (i) të sjellë EPALE në komunitetin e të nxënit të të rriturve në Shqipëri dhe ta motivojë këtë komunitet për të marrë pjesë në aktivitetet e tij; dhe (ii) të mbështesë Shërbimin Qendror Mbështetës në ofrimin e përmbajtjes cilësore në një platformë shumëgjuhëshe, dinamike, interaktive dhe inovative, përmes ngarkimit të përmbajtjes si në gjuhën angleze ashtu edhe në atë shqipe.
Mësimi për të rriturit është afër, por nuk është sinonim i arsimit dhe trajnimit profesional të vazhdueshëm. Ai zakonisht përdoret: (i) për të ofruar mësim kompensues në aftësi bazë, të cilat individët mund të mos i kenë fituar gjatë arsimit fillestar (si lexim-shkrimi, llogaritja, etj.); (ii) për të mundësuar njerëzit (a) të kenë qasje dhe të arrijnë kualifikime që nuk i kanë fituar, për arsye të ndryshme, në sistemin e arsimit dhe trajnimit fillestar, (b) të përvetësojnë, përmirësojnë ose përditësojnë aftësi ose kompetenca në një fushë të caktuar; kjo është arsimi dhe trajnimi profesional i vazhdueshëm. Aktualisht koncepti i mësimit për të rriturit nuk është i njohur dhe i zhvilluar mirë në reformën e arsimit dhe trajnimit, dhe ndërgjegjësimi për të është ende i ulët në të gjitha nivelet e qeverisjes si dhe midis popullsisë.
Projekti aktual synon promovimin e EPALE në Shqipëri përmes rekrutimit të përdoruesve dhe zhvillimit të aktiviteteve specifike lidhur me arsimin e të rriturve, duke përfshirë alokimin e burimeve të nevojshme njerëzore dhe financiare për AKAFPK, si dhe ndërtimin e rrjeteve të bashkëpunimit.
Në kuadër të tij, ekziston nevoja për një Ekspert për përdorimin e mediave sociale, i cili do të ofrojë shërbime për AKAFPK si Shërbime Kombëtare Mbështetëse (NSS) të EPALE, konkretisht për zhvillimin e zgjidhjeve IT për ruajtjen dhe publikimin e informacionit mbi arsimin e të rriturve lidhur me:
- ofruesit, ekspertët, aktivitetet dhe burimet kyçe,
- si dhe për mirëmbajtjen e infrastrukturës, përfshirë mediat sociale, në kuadër të promovimit të EPALE në Shqipëri.
- a) Diplomë Bachelor ose Master në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (IT/ICT)
- b) Eksperti duhet të jetë një specialist/punonjës IT me përvojë të mëparshme në implementimin e zgjidhjeve të ngjashme për administratën publike.
- c) Eksperti duhet të ketë mbi 5 vjet përvojë pune në fushën e teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të menaxhimit të informacionit.
- Shprehja e interesit,
- CV e përditësuar së fundmi;
- Një kopje e një raporti/studimi të kryer së fundmi
- Diplome
- Dy emra si reference
- Oferta financiare