1. Hartimin e 4 (katër) Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional:
– Hartimi i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Administrim zyre”, 4-vjeçar, niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK.
– Hartimi i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Instalime elektrike civile dhe industriale”, 3-vjeçar, niveli III në KSHK, referuar nivelit III në KEK.
– Hartimi i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Rrobaqepsi”, 3-vjeçar, niveli III në KSHK, referuar nivelit III në KEK.
– Hartimi i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Instalime të sistemeve ngohëse-ftohëse”, 3-vjeçar, niveli III në KSHK, referuar nivelit III në KEK.
2. Kërkesa për hartuesit e skeletkurrikulit:
2.1. Kërkesa të përgjithshme:
a) Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
b) Të kenë aftësi të punës në grup;
c) Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
d) Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
e) Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
2.2. Kërkesa të veçanta:
a) Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
b) Mësimdhënës: Të kenë përvojë pune në AFP në kualifikimin profesional të kërkuar (të paktën 3 vitet e fundit);
c) Ekspertë të biznesit: Të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse (të paktën 3 vitet e fundit).
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës;
b) CV në shqip;
c) Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
d) Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje të librezës së punës/vërtetim pune/vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga e-albania) në fushën përkatëse;
e) Dokument zyrtar nga institucioni përkatës, ku specifikohet mësimdhënia në kualifikimin përkatës, si dhe kohëzgjatja (të paktën 3 vitet e fundit);
f) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, referuar njoftimit përkatës (nëse disponohen).
3. Kontrata me specialistët e jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë kohëzgjatje një muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj.
4. Grupi i punës për hartimin e skeletkurrikulit do të jetë i përbërë nga 5 ÷ 7 anëtarë të shpallur fitues.
Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 22 maj 2026. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë. Tel. 04 22 37087
Vini re: E-maili i dërguar NUK duhet të përmbajë dokumente të ZIP-uara.