Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar; VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; Udhëzimit nr. 27, datë 30.07.2018, “Për formatet dhe procedurat kurrikulare të arsimit dhe formimit profesional”; Urdhrit nr. 99, datë 25.5.2021, “Për miratimin e Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale”, i ndryshuar; Urdhrit nr. 69 datë 14.04.2016, “Për rishikimin e planeve mësimore të lëndëve të përgjithshme për arsimin profesional”; Urdhrit të MAS nr. 281, datë 06.06.2024, “Për miratimin e planeve mësimore të kulturës së përgjithshme për arsimin e mesëm profesional”; Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
1. Rishikimin e 1 (një) Skeletkurrikuli të Arsimit Profesional:
– Rishikimin e skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Kontroll laboratorik i ushqimit”, 1-vjeçar, niveli V në KSHK, referuar nivelit V në KEK.
2. Kërkesa për hartuesit e skeletkurrikulit:
2.1. Kërkesa të përgjithshme:
a) Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
b) Të kenë aftësi të punës në grup;
c) Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
d) Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
e) Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
2.2. Kërkesa të veçanta:
a) Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
b) Mësimdhënës: Të kenë përvojë pune në AFP në kualifikimin profesional të kërkuar (të paktën 3 vitet e fundit);
c) Ekspertë të biznesit: Të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse (të paktën 3 vitet e fundit).
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës;
b) CV në shqip;
c) Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
d) Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje të librezës së punës/vërtetim pune/vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga e-albania) në fushën përkatëse;
e) Dokument zyrtar nga institucioni përkatës, ku specifikohet mësimdhënia në kualifikimin përkatës, si dhe kohëzgjatja (të paktën 3 vitet e fundit);
f) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, referuar njoftimit përkatës (nëse disponohen).
3. Kontrata me specialistët e jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë kohëzgjatje një muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj.
4. Grupi i punës për hartimin e skeletkurrikulit do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 anëtarë të shpallur fitues.
Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 22 maj 2026. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë. Tel. 04 22 37087
Vini re: E-maili i dërguar NUK duhet të përmbajë dokumente të ZIP-uara.