AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 18 Maj 2026 – Për pjesëmarrje në përbërjen e komitetit sektorial të Bujqësisë që do të mbështesin zhvillimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 11, të ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Vendimit nr. 426, datë 26.06.2019 të Këshillit të Ministrave “Për mënyrën e organizimit, të funksionimit, si dhe kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Komiteteve Sektoriale dhe mënyrën e shpërblimit të tyre”, të Urdhrit të përbashkët të Ministrit të Arsimit dhe të Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit nr. 81, datë 30.01.2026 “Për ngritjen dhe përbërjen e Komitetit Sektorial të Bujqësisë” dhe të Urdhrit nr. 21, nr. 113/1 prot., datë 13.04.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) “Për miratimin e udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional”, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), Tiranë, shpall konkursin për pjesëmarrje në përbërjen e  Komitetit Sektorial të Bujqësisë, që do të mbështesin zhvillimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

Kriteret për përzgjedhjen e përfaqësuesve të Komiteteve Sektoriale:

  • Të jenë përfaqësues në një nga subjektet apo sektorët si vijon:

– shoqatat e punëdhënësve të sektorit të bujqësisë, me numrin më të madh të anëtarëve në sektorin përkatës, me përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në sektorin përkatës, (1 anëtar)

– shoqatat e punëmarrësve të sektorit të bujqësisë, me numrin më të madh të anëtarëve në sektorin përkatës, me përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në sektorin përkatës, (1 anëtar)

– përfaqësues të biznesit me praktika të pasura në zhvillimin e burimeve njerëzore në sektorin e bujqësisë, me përvojë jo më pak se 3 (tre) vjet në sektorin përkatës, (1 anëtar)

– ekspertë të pavarur, me përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në zhvillimin dhe zbatimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. (3 anëtarë)

  • Të jenë njohës të mirë të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve;

  • Të jenë njohës të mirë të sektorit përkatës;

  • Të kenë përvojë të provuar për zhvillimin dhe zbatimin e KSHK-së;

  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;

  • Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;

  • Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës ose arsimin e mesëm profesional në fushën/drejtimin përkatës.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);

  2. Jetëshkrim (CV);

  3. Fotokopje e diplomës së shkollës së lartë ose të mesme;

  4. Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën në punë, në fushën përkatëse. 

Kandidatët që do të shpallen fitues do të jenë anëtarë të Komitetit Sektorial të Bujqësisë me një kohëzgjatje 4-vjeçare, nga data e shpalljes së fituesve.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë AKAFPK-së, adresa: Rr. “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë, dokumentet e sipër cituara ose ti nisin në mënyrë elektronike në adresën info.akafp@akafp.gov.al.

Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 22.05.2026.