AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 25 Maj 2026 – PËR PËRZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KOMITETIT SEKTORIAL TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT (TIK)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5, të nenit 11, të ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Vendimit nr. 426, datë 26.06.2019 të Këshillit të Ministrave “Për mënyrën e organizimit, të funksionimit, si dhe kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Komiteteve Sektoriale dhe mënyrën e shpërblimit të tyre”, të Urdhrit të përbashkët të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 64, datë 30.03.2021 “Për ngritjen dhe përbërjen e Komitetit Sektorial të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, si dhe Urdhrit nr. 21, nr. 113/1 prot., datë 13.04.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) “Për miratimin e udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional”, AKAFPK shpall konkursin për përzgjedhjen e anëtarëve në përbërjen e Komitetit Sektorial të TIK, si përfaqësues të:

1. shoqatës së punëdhënësve të sektorit TIK (1 anëtar);

2. ekspertë të pavarur (1 anëtar)

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret specifike të mëposhtme:

· Të jenë përfaqësues të shoqatës së punëdhënësve të sektorit të TIK, me numrin më të madh të anëtarëve në sektorin përkatës (për përfaqësuesin e pikës 1);

· Të jenë ekspertë të pavarur, me përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në zhvillimin dhe zbatimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK) (për përfaqësuesit e pikës 2).

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme të mëposhtme:

· Të jenë njohës të mirë të sektorit përkatës;

· Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;

· Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;

· Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës ose arsimin e mesëm profesional në fushën/drejtimin përkatës.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);

2. Jetëshkrim (CV);

3. Fotokopje e diplomës së shkollës së lartë ose të mesme;

4. Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën në punë, në fushën përkatëse.

Kandidati që do të shpallet fitues do të jetë anëtar i Komitetit Sektorial të TIK me një kohëzgjatje 4 vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje. Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen me këto dokumente pranë AKAFPK-së, me adresë: Rr. “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë, ose ti nisin në mënyrë elektronike në adresën info.akafp@akafp.gov.al. Mosparaqitja e dokumenteve të mësipërme, sjell s’kualifikim të kandidatit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit:27.05.2026.