AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 14 Shtator 2026 – KËRKOHEN SPECIALISTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E STANDARDEVE TË PROFESIONEVE

NJOFTIM PËR BASHKËPUNËTORË

KËRKOHEN SPECIALISTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E STANDARDEVE TË PROFESIONEVE

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të neneve 659 dhe 850–876 të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar; VKM-së nr. 673, datë 16.10.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”; si dhe Urdhrit nr. 21, nr. prot. 113/1, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit ‘Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së’”, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:

1. HARTIMIN E STANDARDEVE TË PROFESIONEVE

  1. “Menaxherë dhe agjentë të pasurive të patundshme”;
  2. “Prodhues të produkteve dhe nënprodukteve të qumështit”.

2. ANGAZHIMI DHE PËRBËRJA E GRUPEVE TË PUNËS

Grupet e punës do të angazhohen për hartimin e standardeve të profesioneve, lidhur me funksionet, detyrat, njohuritë dhe kriteret e performancës për profesionet në fjalë. Anëtarët e grupeve të punës duhet të paraqiten pranë AKAFPK-së për zhvillimin e takimeve të përbashkëta dhe të japin kontribut aktiv në diskutimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për hartimin e standardeve të profesioneve. Çdo grup pune do të përbëhet nga 5 deri në 8 anëtarë. Angazhimi do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh.

3. KËRKESAT PËR KANDIDATËT

3.1. Kërkesa të përgjithshme
  • Të kenë minimalisht arsimin e mesëm dhe/ose një kualifikim në fushën përkatëse profesionale;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe për punë në grup;
  • Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  • Të përdorin kompjuterin.
3.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e standardeve të profesioneve
  • Ekspertë të biznesit: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në fushën profesionale përkatëse;
  • Mësimdhënës: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në mësimdhënie në fushën profesionale të kërkuar.

4. DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje të diplomës së arsimit të përfunduar;
  4. Dokument që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë në fushën përkatëse, si fotokopje e librezës së punës, vërtetim pune ose deklaratë e kontributeve nga e-Albania;
  5. Për mësimdhënësit, vërtetim nga institucioni për kualifikimin që jep dhe kohëzgjatjen e përvojës;
  6. Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, nëse disponohen.

5. MËNYRA E APLIKIMIT DHE AFATI

Kujdes: Dokumentacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe, i qartë dhe lehtësisht i lexueshëm. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikimin e kandidatit. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar brenda datës 18 shtator 2026. Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi. Kandidatët fitues do të njoftohen brenda 5 (pesë) ditësh kalendarike nëpërmjet e-mailit. Dokumentacioni mund të dorëzohet pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i III-të, Tiranë Dokumentacioni mund të dërgohet gjithashtu në mënyrë elektronike në adresën: info.akafp@akafp.gov.al . Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të publikohen në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al.