Vlerësimi i kandidatëve që konkurruan mbi bazën e njoftimit e AKAFPK-së të datës 03 nëntor 2025: “Për rishikimin e dy programeve të kualifikimit të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP” u bë nga Komisioni, i cili pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dokumentacionin e kandidatëve, vendosi të shpallë fitues specialistët e jashtëm:
- Për rishikimin e programit të kualifikimit për mësimdhënësit e kulturës profesionale teorike dhe/ose praktike me kohë të plotë, në AFP, të cilët kanë të paktën diplomë të nivelit master profesional ose të barasvleftshëm, në fushat profesionale përkatëse:
- Ermira Mani – specialist i kategorisë së lartë.
- Albana Shyti – specialist i kategorisë së lartë.
- Fabian Saraçi – specialist i kategorisë së lartë.
- Për rishikimin e programit të kualifikimit për mësimdhënësit e praktikës profesionale me kohë të plotë, në AFP, të cilët kanë shkollim të mesëm profesional, pas të mesëm profesional, ose diplomë të nivelit bachelor, në fushat profesionale përkatëse:
- Ermira Mani – specialist i kategorisë së lartë.
- Albana Shyti – specialist i kategorisë së lartë.
- Fabian Saraçi – specialist i kategorisë së lartë.