Për vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e njoftimit të AKAFPK-së, datë 16 shkurt 2026, për specialistë të jashtëm për validimin e 1 (një) skeletkurrikuli. Komisioni, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dokumentacionin e kandidatëve, vendosi të shtyjë validimin e skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Ndërtim” (2-vjeçar), niveli II në KSHK, referuar nivelit II në KEK, pasi nuk plotësohet numri minimal i anëtarëve të grupit të punës.