Për vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e njoftimit të AKAFPK-së, datë 30 Mars 2026, për specialistë të jashtëm për hartimin e 4 (katër) materialeve mësimore mbështetëse për lëndët/modulet profesionale, Komisioni, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dokumentacionin e kandidatëve, vendosi për sa më poshtë:
- Të shtyjë njoftimin për hartimin e materialit mësimor mbështetës për modulin “Planifikimi i punës dhe i burimeve për proceset e logjistikës” me kod M-17-2319-25, kl.10, 36 orë, në kualifikimin profesional “Menaxhim i furnizimit dhe logjistikës” (Arsim i dyfishtë), pasi nuk plotësohet numri minimal i anëtarëve të grupit të punës.
- Të shtyjë njoftimin për hartimin e materialit mësimor mbështetës për modulin “Transporti dhe dërgesat” me kod M-18-2321-25, kl.10, 30 orë, në kualifikimin profesional “Menaxhim i furnizimit dhe logjistikës” (Arsim i dyfishtë) pasi nuk plotësohet numri minimal i anëtarëve të grupit të punës.
- Për hartimin e materialit mësimor mbështetës për modulin “Shtrimi dhe veshja e sipërfaqeve me pllaka”, me kod M-02-1804-21, kl.12, 119 orë, në kualifikimin profesional “Shtrim pllakash dhe veshje muresh” të shpallë fitues:
- Valbona Tabaku – (specialist i kategorisë së lartë)
- Silvana Pavazi – (specialist i kategorisë së lartë)
- Diana Bardhi – (specialist i kategorisë së lartë)
- Për hartimin e materialit mësimor mbështetës për modulin “Ndjekje punimesh për zbatimin e projektit”, me kod M-02-1912-23, kl.13, 63 orë, në kualifikimin profesional “Ndërtim” të shpallë fitues:
- Valbona Tabaku – (specialist i kategorisë së lartë)
- Silvana Pavazi – (specialist i kategorisë së lartë)
- Diana Bardhi – (specialist i kategorisë së lartë)