Për vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e njoftimit të AKAFPK-së, datë 30 mars 2026, për specialistë të jashtëm për validimin e 2 (dy) skeletkurrikulave, Komisioni, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dokumentacionin e kandidatëve, vendosi si më poshtë:
- Për validimin e skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Ndërtim” (2-vjeçar), niveli II në KSHK, referuar nivelit II në KEK të shpallë fitues:
- Valbona Tabaku – specialist i kategorisë së lartë.
- Lorena Totoni – specialist i kategorisë së lartë
- Urani Sota – specialist i kategorisë së lartë.
- Të shtyjë njoftimin për validimin e skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Shërbime mjetesh transporti” (2-vjeçar), niveli II në KSHK, referuar nivelit II në KEK, pasi nuk plotësohet numri minimal i anëtarëve të grupit të punës.