AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dadtes 6 Maj 2026 – për specialistë të jashtëm për hartimin e standardit të kualifikimit profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të neneve 659, 850 – 876, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, si dhe të Urdhrit nr. 21, nr. 113/1 prot, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:  
  1. “Operator turistik”, niveli V në KSHK, referuar nivelit V në KEK.
Grupi i punës do të angazhohet për të hartuar standardin e kualifikimit profesional duke përcaktuar një informacion të përgjithshëm për kualifikimin lidhur me qëllimin, kriteret për hyrje në këtë kualifikim, mundësitë e punësimit dhe kualifikimit të mëtejshëm, si dhe rezultatet e të nxënit në njohuri, shprehi profesionale, kriteret dhe modalitetet e vlerësimit, të ndara në njësi të nxënit. Specialistët e jashtëm, fitues, duhet të paraqiten pranë AKAFPK-së për të zhvilluar takimet e përbashkëta dhe të japin kontribut aktiv, në përbërje të grupit të punës, në diskutimin dhe në përgatitjen e dokumentacionit të standardit të kualifikimit profesional. Grupi i punës duhet të përbëhet nga 3-6 anëtarë. Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 1 (një) mujore. Kandidatët për hartimin e standardit të kualifikimit profesional: të sipërcituar duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
  • Kërkesa të përgjithshme:
  1. a) të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
  2. b) të kenë aftësi të punës në grup;
  3. c) të përdorin programet bazë të kompjuterit;
  4. d) të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
  5. e) të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
 
  • Kërkesa të veçanta
  1. të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse, të paktën tre vitet e fundit dhe/ose të jenë aktualisht në mësimdhënie të kulturës profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë, në kualifikimin profesional të cituar në këtë njoftim;
  3. të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
 
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  4. Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
  5. Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë si mësimdhënës të kulturës profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë në kualifikimin profesional përkatës, të cituar në këtë njoftim, të paktën 3 vitet e fundit;
  6. Për ekspertët nga tregu i punës, dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë në fushën profesionale përkatëse, të paktën 3 vitet e fundit;
  7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme në fushën përkatëse dhe kanë lidhje me kërkesën për aplikim (nëse disponohen).
  KUJDES: Dokumentacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe, i qartë dhe lehtësisht i lexueshëm, në rast të kundërt aplikantët nuk kualifikohen.   Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 08.05.2026.   Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi. Fituesit do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al.   Dokumentacioni dorëzohet:
  • në zyrat e AKAFPK-së në adresën: Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë
  • ose në formë elektronike në email: akafp@akafp.gov.al.