Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar; VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; Udhëzimit nr. 27, datë 30.07.2018, “Për formatet dhe procedurat kurrikulare të arsimit dhe formimit profesional”; Urdhrit nr. 99, datë 25.5.2021, “Për miratimin e Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale”, i ndryshuar; Urdhrit nr. 69 datë 14.04.2016, “Për rishikimin e planeve mësimore të lëndëve të përgjithshme për arsimin profesional”; Urdhrit të MAS nr. 281, datë 06.06.2024, “Për miratimin e planeve mësimore të kulturës së përgjithshme për arsimin e mesëm profesional”; Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
.
1.Hartimin e 2 (dy) Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional:
-
-
- Hartimi i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Instalime elektrike civile dhe industriale”, 3-vjeçar, niveli III në KSHK, referuar nivelit III në KEK.
- Hartimi i skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Instalime të sistemeve ngohëse-ftohëse”, 3-vjeçar, niveli III në KSHK, referuar nivelit III në KEK.
-
2.Kërkesa përhartuesit e skeletkurrikulit:
2.1. Kërkesa të përgjithshme:
-
-
- Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
- Të kenë aftësi të punës në grup;
- Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
- Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
- Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
-
2.2. Kërkesa të veçanta:
-
-
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
- Mësimdhënës: Të kenë përvojë pune në mësimdhënie në kualifikimin profesional të kërkuar (të paktën 3 vitet e fundit);
- Ekspertë të biznesit: Të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse (të paktën 3 vitet e fundit).
-
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
-
-
- Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës;
- CV në shqip;
- Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje të librezës së punës/vërtetim pune/vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga e-albania) në fushën përkatëse;
- Dokument zyrtar nga institucioni përkatës, ku specifikohet mësimdhënia në kualifikimin përkatës, si dhe kohëzgjatja (të paktën 3 vitet e fundit);
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, referuar njoftimit përkatës (nëse disponohen).
-
3.Kontrata mespecialistëte jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë kohëzgjatje një muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj.
4.Grupi i punës për hartimin e skeletkurrikulit do të jetë i përbërë nga 5 ÷ 7 anëtarë të shpallur fitues.
.
Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 05 qershor 2026. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë. Tel. 04 22 37087 Vini re: E-maili i dërguar NUK duhet të përmbajë dokumente të ZIP-uara.