Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të neneve 659, 850 – 876 të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, si dhe të Urdhrit nr. 21, nr. 113/1 prot., datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me validimin e standardit të kualifikimit profesional të mëposhtëm:
–
- 1. “Rrobaqepësi”, 3 vjeçare, niveli III në KSHK, referuar nivelit III në KEK.
–
Kandidatët për validimin e standardit të kualifikimit profesional të sipër përmendura duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:–
Të mos kenë qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e këtij dokumenti.–
-Kërkesa të përgjithshme:- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin;
–
· Kërkesa të veçanta për validimin e standardeve të kualifikimeve profesionale:- – Ekspertë të biznesit: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në fushën profesionale përkatëse.
- – Mësimdhënës: Të kenë, të paktën 3 vitet e fundit, përvojë pune në mësimdhënie në kualifikimin profesional të kërkuar.
- Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës;
- Curriculum Vitae;
- Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
- Ekspertë të biznesit: Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në fushën profesionale përkatëse, 3 vitet e fundit.
- Mësimdhënës: Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në mësimdhënie të kualifikimin profesional të kërkuar 3 vitet e fundit.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, në fushën përkatëse (nëse disponohen).
–
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 23.06.2026, ora 16.30.–
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi. Fituesit do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet në zyrat e AKAFPK-së në adresën: Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë, ose në formë elektronike në email: info.akafp@akafp.gov.al.