AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 8 Shtator 2026 – PËR VLERËSUES TË JASHTËM TË PROCESIT TË AKREDITIMIT

NJOFTIM PËR BASHKËPUNËTORË

PËR VLERËSUES TË JASHTËM TË PROCESIT TË AKREDITIMIT

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar; Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; Ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, të ndryshuar; Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; VKM-së nr. 673, datë 16.10.2019, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; Urdhrit nr. 845, datë 03.07.2025, “Për Miratimin e Rregullores për Standardet, Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional”; Urdhrit nr. 21, datë 13.4.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm me kontratë dhe bashkëpunëtorëve në projekte me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, si dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi që lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:

VLERËSIMIN E JASHTËM PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL

Të ofruesit publik të AFP-së, Shkollës së Mesme Profesionale “Mihal Shahini”, Cërrik, e cila ofron kualifikimet profesionale të mëposhtme:

  1. Kualifikimi profesional “Bujqësi”, Niveli II në KSHK;
  2. Kualifikimi profesional “Teknologjia Bujqësore”, Niveli IV në KSHK;
  3. Kualifikimi profesional “Veterinari”, Niveli IV në KSHK;
  4. Kualifikimi profesional “Teknologji Ushqimore”, Niveli II në KSHK.

SPECIFIKIMET E DETYRËS

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) analizon dokumentet dhe të dhënat e ofruesit të AFP-së dhe harton planin paraprak të vizitës në terren. Vizita në terren zgjat nga 1 deri në 3 ditë, sipas planit të dakordësuar.

Anëtarët e GVJ-së mbledhin evidencat e nevojshme sipas standardeve dhe kritereve të akreditimit, nëpërmjet metodave të ndryshme për mbledhjen e informacionit, dhe hartojnë raportin përfundimtar të akreditimit.

KËRKESAT PËR KANDIDATËT

Kërkesa të përgjithshme

  • Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
  • Të kenë aftësi për punë në grup;
  • Të përdorin programet bazë kompjuterike;
  • Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
  • Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.

Kërkesa të veçanta

  • Të kenë përfunduar arsimin e lartë, të paktën në nivelin 7 të KSHK-së;
  • Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në AFP dhe/ose në fushat profesionale përkatëse;
  • Të jenë të certifikuar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
  • Të kenë ndjekur trajnimin e vazhduar për procesin e akreditimit;
  • Të mos jenë të përjashtuar nga e drejta për të vepruar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
  • Të kenë nënshkruar formularin e deklarimit se nuk kanë konflikt interesi me AKAFPK-në dhe ofruesin e AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1);
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale.

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesë për aplikim, referuar njoftimit përkatës, e firmosur nga kandidati;
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
  • Jetëshkrim (CV);
  • Fotokopje të dokumenteve të diplomimit dhe/ose certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  • Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-Albania dhe/ose çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
  • Kopje të certifikatës së lëshuar nga AKAFPK-ja si vlerësues i jashtëm në procesin e akreditimit të IoAFP-ve;
  • Deklaratë të nënshkruar se kandidati nuk ka konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik të AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1);
  • Dëshmi penaliteti;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve apo specializimeve të ndryshme, nëse kandidati e disponon.

NUMRI I ANËTARËVE TË GRUPIT

Numri minimal dhe maksimal i anëtarëve të grupit për vlerësimin e jashtëm për akreditim është 3 (tre) anëtarë.

KOHËZGJATJA E KONTRATËS

Kontrata lidhet për një periudhë prej 6 (gjashtë) muajsh ose konsiderohet e përmbushur kur plotësohen kërkesat e përcaktuara në pikën “b” të fazës III të nenit nr. 12, si dhe në pikën 5 të nenit 20 të Urdhrit nr. 845, datë 03.07.2025, të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kontrata hyn në fuqi nga data e nënshkrimit të saj.

MËNYRA E APLIKIMIT DHE AFATI

Kandidati duhet të dorëzojë dosjen me dokumentet e mësipërme në Zyrën e Administratës së AKAFPK-së, në adresën:

Rruga Mustafa Lleshi, Kati III, Godina e Thesarit, Tiranë

Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe në mënyrë elektronike (i skanuar) në adresën: info.akafp@akafp.gov.al .

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të përcaktuar sjell skualifikimin e kandidatit.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më datë 14 shtator 2026, ora 16:30.