NJOFTIM PËR BASHKËPUNËTORË
PËR VLERËSUES TË JASHTËM TË PROCESIT TË AKREDITIMIT
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar; Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; Ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, të ndryshuar; Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; VKM-së nr. 673, datë 16.10.2019, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; Urdhrit nr. 845, datë 03.07.2025, “Për Miratimin e Rregullores për Standardet, Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional”; Urdhrit nr. 21, datë 13.4.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm me kontratë dhe bashkëpunëtorëve në projekte me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, si dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi që lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë për:
VLERËSIMIN E JASHTËM PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL
Të ofruesit publik të AFP-së, Shkollës së Mesme Teknike Ekonomike dhe Hoteleri-Turizëm “Antoni Athanas”, Sarandë, e cila ofron kualifikimet profesionale të mëposhtme:
- Hoteleri-Turizëm, Niveli II i KSHK-së;
- Shërbime në hotel dhe restorant, Niveli III i KSHK-së;
- Kuzhinë-Pastiçeri, Niveli III i KSHK-së;
- Kuzhinë (Arsim i dyfishtë), Niveli III i KSHK-së;
- Hoteleri-Turizëm, Niveli IV i KSHK-së;
- Ekonomi-Biznes, Niveli II i KSHK-së;
- Llogari, Niveli IV i KSHK-së;
- Menaxhim i strukturave akomoduese (Arsim i dyfishtë), Niveli V i KSHK-së;
- Ndërmjetësimi i pasurive të paluajtshme, Niveli V i KSHK-së;
- Menaxhim i furnizimit dhe logjistikës (Arsim i dyfishtë), Niveli IV i KSHK-së.
SPECIFIKIMET E DETYRËS
Specialistët e jashtëm do të angazhohen në procesin e vlerësimit të jashtëm për akreditim. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) analizon dokumentet dhe të dhënat e ofruesit të AFP-së dhe harton planin paraprak të vizitës në terren.
Vizita në terren zgjat nga 1 deri në 3 ditë, sipas planit të dakordësuar. Anëtarët e GVJ-së mbledhin evidencat e nevojshme sipas standardeve dhe kritereve të akreditimit, nëpërmjet metodave të ndryshme të mbledhjes së informacionit, dhe hartojnë raportin përfundimtar të akreditimit.
KËRKESAT PËR KANDIDATËT
Kërkesa të përgjithshme
- Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
- Të kenë aftësi për punë në grup;
- Të përdorin programet bazë kompjuterike;
- Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
- Të jenë në gjendje të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
Kërkesa të veçanta
- Të kenë përfunduar arsimin e lartë, të paktën në nivelin 7 të KSHK-së;
- Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në AFP dhe/ose në fushat profesionale përkatëse;
- Të jenë të certifikuar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
- Të kenë ndjekur trajnimin e vazhduar për procesin e akreditimit;
- Të mos jenë të përjashtuar nga e drejta për të vepruar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
- Të kenë nënshkruar formularin e deklarimit se nuk kanë konflikt interesi me AKAFPK-në dhe ofruesin e AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1);
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale.
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për aplikim, referuar njoftimit përkatës, e firmosur nga kandidati;
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje të dokumenteve të diplomimit dhe/ose certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë në fushën përkatëse, si fotokopje e librezës së punës, vërtetim nga e-Albania dhe/ose çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë;
- Kopje të certifikatës së lëshuar nga AKAFPK-ja si vlerësues i jashtëm në procesin e akreditimit të IoAFP-ve;
- Deklaratë të nënshkruar se nuk ka konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik të AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1);
- Dëshmi penaliteti;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve apo specializimeve të ndryshme, nëse kandidati e disponon.
NUMRI I ANËTARËVE TË GRUPIT
Numri i anëtarëve të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për këtë proces akreditimi është 3 (tre) anëtarë.
KOHËZGJATJA E KONTRATËS
Kontrata lidhet për një periudhë prej 6 (gjashtë) muajsh ose konsiderohet e përmbushur kur janë plotësuar kërkesat e përcaktuara në pikën “b” të fazës III të nenit 12, si dhe në pikën 5 të nenit 20 të Urdhrit nr. 845, datë 03.07.2025, të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kontrata hyn në fuqi nga data e nënshkrimit të saj.
MËNYRA E APLIKIMIT DHE AFATI
Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen me dokumentacionin e kërkuar në Zyrën e Administratës së AKAFPK-së, në adresën:
Rruga Mustafa Lleshi, Kati III, Godina e Thesarit, Tiranë
Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe në mënyrë elektronike, i skanuar, në adresën: info.akafp@akafp.gov.al.
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit brenda afatit të përcaktuar sjell skualifikimin e kandidatit.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më datë 14 shtator 2026, ora 16:30.