AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 9 Shtator 2026 – PËR SPECIALISTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E 1 (NJË) SKELETKURRIKULI TË ARSIMIT PROFESIONAL

NJOFTIM PËR BASHKËPUNËTORË

PËR SPECIALISTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E 1 (NJË) SKELETKURRIKULI TË ARSIMIT PROFESIONAL

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 659 dhe nenet 850–876); Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar; Ligjit nr. 23/2026, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”; Vendimit nr. 673, datë 16.10.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; si dhe Urdhrit nr. 21, datë 13.04.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të AKAFPK-së, për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:

1. HARTIMIN E 1 (NJË) SKELETKURRIKULI TË ARSIMIT PROFESIONAL

  • Hartimin e skeletkurrikulit për kualifikimin profesional “Shërbime mikpritje dhe turizmi” (1-vjeçar), Niveli V në KSHK, referuar Nivelit V në KEK.

2. KËRKESAT PËR HARTUESIT E SKELETKURRIKULIT

2.1. Kërkesa të përgjithshme
  • Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
  • Të kenë aftësi për punë në grup;
  • Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
  • Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
  • Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
2.2. Kërkesa të veçanta
  • Të kenë përfunduar arsimin e mesëm ose arsimin e lartë në fushën profesionale përkatëse;
  • Mësimdhënës: Të kenë përvojë pune si mësimdhënës në arsimin e mesëm profesional dhe/ose në arsimin e lartë, në kualifikimin profesional përkatës, të paktën gjatë 3 viteve të fundit;
  • Ekspertë të biznesit: Të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse, të paktën gjatë 3 viteve të fundit.

3. DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kërkesë për aplikim, referuar njoftimit përkatës;
  • CV në gjuhën shqipe;
  • Fotokopje të dokumenteve të diplomimit dhe/ose certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  • Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë në fushën përkatëse, si fotokopje e librezës së punës, vërtetim pune ose vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga e-Albania;
  • Dokument zyrtar nga institucioni përkatës që vërteton përvojën e punës si mësimdhënës në kualifikimin përkatës, të paktën gjatë 3 viteve të fundit;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, referuar njoftimit përkatës, nëse disponohet.

4. KOHËZGJATJA E KONTRATËS

Kontrata me specialistët e jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj.

5. PËRBËRJA E GRUPIT TË PUNËS

Grupi i punës për hartimin e skeletkurrikulit do të përbëhet nga 3 deri në 5 anëtarë, të shpallur fitues.

MËNYRA E APLIKIMIT DHE AFATI

Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikimin e kandidatit. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar deri më 15 shtator 2026, ora 16:30. Dokumentacioni mund të dërgohet në mënyrë elektronike në adresën: info.akafp@akafp.gov.al . Dokumentacioni mund të dorëzohet gjithashtu pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: Rruga Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i III-të, Tiranë Tel.: 04 22 37087
Vini re: E-maili i dërguar NUK duhet të përmbajë dokumente të ZIP-uara.