Njoftim fituesish i datës 02 nëntor 2026 – Për specialist të jashtëm në hartimin e 4 Programeve të Kurseve të Unifikuara (PKU)
Bazuar në njoftimin e AKAFPK të datës 20 tetor 2026 për specialistë të jashtëm për hartimin e 4 (katër) programeve të kurseve të unifikuara (PKU), si dhe në procesverbalin e mbajtur më 14.10.2026 për vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e njoftimit të AKAFPK të datës 5 tetor 2026, Komisioni bëri vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e dosjeve, si specialistë të jashtëm me kontratë dhe vendosi të shpallë fitues si më poshtë:
-
Për hartimin e Programit të kursit të unifikuar “Mobilim i hapësirës” të shpallë fitues:
- Redi Pasku – specialist i kategorisë së mesme.
- Ada Kazazi – specialist i kategorisë së lartë.
- Ledia Harizi – specialist i kategorisë së lartë.
-
Për hartimin e Programit të kursit të unifikuar “Sistemet e ajrit të kondicionuar”, të shpallë fitues.
- Mimoza Myderizi – specialist i kategorisë së lartë.
- Ilir Agolli – specialist i kategorisë së ulët.
- Rezana Lika – specialist i kategorisë së lartë.
-
Për hartimin e Programit të kursit të unifikuar “Shërbime në sistemet elektrike dhe elektronike”, të shpallë fitues:
- Fabian Saraçi – specialist i kategorisë së lartë.
- Ervin Kola – specialist i kategorisë së lartë.
- Andrea Kërkeshi – specialist i kategorisë së lartë.
-
Hartimi i Programit të kursit të unifikuar “Instalime, mirëmbajtje dhe riparime të sistemeve ngrohëse-ftohëse”, shtyhet për një afat tjetër pasi nuk plotësohet grupi i punës.