Njoftim fituesish i datës 02 nëntor 2026 – Për specialist të jashtëm në hartimin e 2 Materialeve Mësimore Mbështetëse (MMM)
Bazuar në njoftimin e AKAFPK të datës 20 tetor 2026 për specialistë të jashtëm për hartimin e 2 (dy) materialeve mësimore mbështetëse (MMM), si dhe në procesverbalin e mbajtur më 14.10.2026 për vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e njoftimit të AKAFPK të datës 5 tetor 2026, Komisioni bëri vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e dosjeve, si specialistë të jashtëm me kontratë dhe vendosi të shpallë fitues si më poshtë:
-
Për hartimin e materialit mësimor mbështetës të modulit “Menaxhimi i platformës e-commerce/webshop”, me kod (M-17-2410-26), kl. 10, 54 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Tregti elektronike (e-commerce)” – arsim i dyfishtë, niveli IV i KSHK-së (4-vjeçar), të shpallë fitues:
- Anila Nanaj – specialist i kategorisë së lartë.
- Anisa Melishte – specialist i kategorisë së lartë.
- Sonila Mero – specialist i kategorisë së mesme.
- Florije Bega – specialist i kategorisë së lartë.
-
Për hartimin e materialit mësimor mbështetës të modulit “Marketing digjital”, me kod (M-17-2415-26), kl. 10, 54 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Tregti elektronike (e-commerce)” – arsim i dyfishtë, niveli IV i KSHK-së (4-vjeçar), të shpallë fitues:
- Anila Nanaj – specialist i kategorisë së lartë.
- Anisa Melishte – specialist i kategorisë së lartë.
- Florije Bega – specialist i kategorisë së lartë
- Sonila Mero – specialist i kategorisë së mesme
- Dorina Dudi – specialist i kategorisë së lartë.