KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË PËR  HARTIMIN E PËRSHKRIMIT TË PROFESIONIT:
7511.04    Kasap
Kandidatët për hartimin e përshkrimit të profesionit:  “Kasap”,  duhet të plotësojnë këto kritere:
1.1 Kërkesa të përgjithshme:
a)      Të kenë përvojë pune në fushën e përkatëse;
b)      Të punojë aktualisht në fushën e përkatëse;
c)      Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
d)     Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
e)      Të përdorë kompjuterin.
1.2  Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të profesioneve:
a)      Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesionin përkatës;
b)      Të punojë aktualisht në fushën përkatëse;
c)      Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të profesioneve.
2.      Preferohen ata kandidatë, të cilët kanë kualifikime shtesë në fushën përkatëse, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
3.      Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a)      Kërkesë për Aplikim.
b)      CV.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 08/02/2017 ora 16:30.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email: info.akafp@akafp.gov.al