Në kuadër të veprimtarive për lidhjen dhe bashkëpunimin me biznesin si dhe për promovimin e Arsimit Profesional, me nismën e MEGATEK, dhe mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), e partnerëve të tjerë si GIZ, SWISSCONTACT, VODAFONE, etj., u organizua “Olimpiada e Aftësive Profesionale” 2014,aktiviteti vjetor më i madh për Arsimin Profesional në Shqipëri. Ky aktivitet u financua tërësisht nga MEGATEK dhe partnerët e saj.
Aktiviteti përfshiu konkurimin për kompetencat profesionale, të drejtimeve dhe profileve të ndryshme, ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme profesionale, ku ata demonstruan aftësitë, shkathtësitë dhe shprehitë teoriko-praktike, si dhe kompetencat kyçe që nxënësit kanë fituar gjatë gjithë viteve të shkollimit. Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën me mjediset, materialet dhe pajisjet bashkëkohore, që kompania MEGATEK ofron dhe shpërndan në treg.
Ky është projekti më i madh në Shqipëri, i cili bashkoi biznesin, qeverinë dhe organizatat jo fitimprurëse në një iniciativë të përbashkët, që mbështet arsimin profesional. Konkursi u zhvillua në mjediset dhe hapsirat e MEGATEK-ut, Tiranë, ku shkollat sipas profileve u përfaqësuan me ekipe prej 5 nxënësish, të klasave të 12-ta dhe 13-ta të përzgjedhur nga vetë ato.
Specialistët e fushave hartuan testet teorike dhe praktike duke u mbështetur në programet mësimore përkatëse, si dhe në informacionet e reja të siguruara nga ekspertët e kompanisë gjatë trajnimeve të kryera paraprakisht. Vlerësimi i ekipeve u krye nga një komision i përbashkët me specialistë të fushës (Megatek dhe partnerë të tij) dhe ekspertë të AKAFPK-së në bazë të kritereve dhe specifikimeve të vlerësimit të hartuara dhe të njohura nga pjesëmarrësit në konkurim.
Konkursi“Olimpiada e Aftësive Profesionale” 2014, u realizua në tre faza:
Faza e I-rë: Prezantimi i Projektit “ Olimpida e Aftësive Profesonale” në 24 shkollat e mesme profesionale, që ofrojnë kualifikime në drejtimet/profilet:
- Termohidraulikë ( 12 shkolla)
- Ndërtim ( 3 shkolla )
- Bujqësi (Kopshtari) ( 7 shkolla )
- Përpunim Druri ( 3 shkolla )
- Elektroteknikë (Instalime Elektrike civile dhe industriale) ( 13 shkolla)
- Shkolla “Beqir Çela”, Durrës, për drejtimin “Termohidraulikë”
- Shkolla e ndërtimit “Kol Idromeno”, Shkodër për drejtimin “Ndërtim”
- Shkolla Bujqësore, Kamëz për drejtimin “Bujqësi” (profili “Kopshtari”)
- Shkolla “Karl Gega”, Tiranë për drejtimin “Përpunim Druri”
- Shkolla Elektrike “Gjergji Canco”, Tiranë për drejtimin “Elektroteknikë” (profili “Instalime elektrike civile dhe industriale”)
- Termohidraulikë ( 12 shkolla)
- Ndërtim ( 3 shkolla )
- Bujqësi (Kopshtari) ( 7 shkolla )
- Përpunim Druri ( 3 shkolla )
- Elektroteknikë (Instalime Elektrike civile dhe industriale) ( 13 shkolla)