Takim bashkëpunimi midis përfaqësuesve AKK dhe AKAFPK,
4 mars 2015 – Tiranë
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) zhvilluan një takim bashkëpunimi pranë ambienteve të AKAFPK-së, më 4 mars 2015.
Qëllimi kryesor i takimit ishte prezantimi i dy institucioneve në kuadër të bashkëpunimit në të ardhmen.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të AKK, si zonja. Teuta Danuza – Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në Kosovë dhe zoti Z. Milot Hasangjekaj, ekspert për Kualifikimet si edhe përfaqësues nga AKAFPK si zonja Ejvis Gishti dhe anëtare të tjerë të stafit të AKAFPK-së.
Pas një prezantimi të hollësishëm të institucioneve, të objektivave dhe përgjegjësive të tyre u diskutua lidhur me çështje të përbashkëta si zbatimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimit, zhvillimi i standardeve të profesioneve dhe kualifikimeve në përputhje me kërkesat e tregut të punës, vetëvlerësimi dhe akreditimi i ofruesve të arsimit profesional, certifikimi dhe vlerësimi i nxënësve dhe kriteret e vlerësimit të tyre etj.
Pas pyetjesh e diskutimesh u evidentuan ngjashmëritë e institucioneve, urat lidhëse dhe bashkëpunuese në të ardhmen në mbështetje të objektivit kryesorë të institucioneve – sigurimi i cilësisë së arsimit profesionalë dhe përafrimi gjithnjë e me shume i ofertës së kualifikimeve profesionale me kërkesat e tregut të punës. Pjesëmarrësit nga Kosova propozuan për një bashkëpunim ndërinstitucional dhe kryesisht lidhur me standardet e profesioneve dhe metodologjinë e hartimit të tyre.