AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE E KUALIFIKIMEVE SHPALL NJOTIMIN PËR HARTIMIN E SKELETKURRIKULAVE TË ARSIMIT PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2015-2016
Për të mbështetur hartimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Sigurime” Niveli III, të drejtimit mësimor “Ekonomi -Biznes”.
Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Teknologji e përpunimit të naftës” Niveli II, të drejtimit mësimor “Teknologji kimike”.
Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Teknologji e përpunimit të fruta-perimeve” Niveli II, të drejtimit mësimor Teknologji ushqimore”.
Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Metalurgji dhe fonderi” Niveli II, të drejtimit mësimor “Mekanikë”.
Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Teknologji e përpunimit të mishit dhe peshkut” Niveli II, të drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”
Kërkesat për hartuesit e skeletkurrikulave:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e skeletkurrikulave:
Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e skeletkurrikulave:
Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
Kërkesë për Aplikim;
CV;
Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 22 Maj ora 14:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www. akafp.gov.al .
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email: teuta.braco@akafp.gov.al,