Në datat 1 dhe 2 qershor 2015 u organizua vizita studimore e delegacionit shqiptar, në Vjenë të Austrisë, përfaqësuar nga Znj. Zamira Gjini, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Ministria e Arsimit dhe Sporteve; Z. Agron Pëllumbi, Drejtoria e Politikave të Arsimit, Formimit Profesional & Kualifikimeve, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Arjeta Ndrico, Specialiste në Sektorin e Arsimit dhe Formimit Profesional, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; Diana Xhelili, specialist në Sektorin e Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale, AKAFP; Marsela Robo, Specialiste në sektorin e Skeletkurrikulave dhe Standardeve të Trajnimit të Mësuesve të AFP, AKAFP; Dritan Mezini, “Dua pune” Biznesmen dhe drejtues i shoqatës së subjekteve të IT-së. Tematika e kësaj vizite ishte “Vajzat në profesione jotipike“ me objektiva kryesore:
- Shkëmbim përvojash lidhur me masat sensibilizuese për nxitjen e “Vajzat në profesione jotipike”, në Austri;
- Shkëmbim përvojash me HTL-të, që janë anëtare të rrjetit “Gjinia dhe diversiteti” në shkollat austriake teknike, industriale dhe të artizanateve, me qëllim realizimin praktik të këtyre masave në kontekstin shkollor
- Oferta këshillimi për vajzat në fushën e këshillimit dhe orientimit profesional në Austri.