KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË PËR HARTIMIN E PËRSHKRIMIT TË PROFESIONEVE TË FUSHAVE PËRKATËSE PËR PROFESIONET:
9211 “Punëtorë të fermave bujqësore”,
9212 “Punëtorë të varieteteve të përziera dhe fermave blegtorale”,
9213 “Punëtorë në kopshte dhe kopshtari”,
9214 “Punëtorë pyjesh”,
9412 “Ndihmës në kuzhinë”.
Kandidatët për hartimin e përshkrimit të profesioneve: “Punëtorë të fermave bujqësore”, “Punëtorë të varieteteve të përziera dhe fermave blegtorale”, “Punëtorë në kopshte dhe kopshtari”, “Punëtorë pyjesh”, “Ndihmës në kuzhinë”, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kërkesa të përgjithshme:
Të kenë përvojë pune në fushën e përkatëse;
Të punojë aktualisht në fushën e përkatëse;
Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
Të përdorë kompjuterin.
Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të profesioneve:
Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesionin përkatës;
Të punojë aktualisht në fushën përkatëse;
Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të profesioneve.
Preferohen ata kandidatë, të cilët kanë kualifikime shtesë në fushën përkatëse, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
Kërkesë për Aplikim.
CV
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 19/06/2015 ora 14:00.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email: Teuta.Braco@akafp.gov.al