AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 13 korrik 2015

KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË PËR  HARTIMIN E PËRSHKRIMIT TË PROFESIONEVE  TË FUSHAVE PËRKATËSE  PËR PROFESIONET:  251 Analistë dhe zhvillues të softueri dhe aplikacioneve 2511 Analistë të sistemeve 2512 Zhvillues të softuerit 2513 Hartues të multimedias dhe të rrjetit 2514 Programues të aplikacioneve 2519 Zhvillues dhe analistë të tjerë të aplikacioneve dhe të softuerit Kandidatët për hartimin e përshkrimit të profesioneve:  “Analistë dhe zhvillues të softueri dhe aplikacioneve”, “Analistë të sistemeve”, “Zhvillues të softuerit”, “Hartues të multimedias dhe të rrjetit”, “Programues të aplikacioneve”, “Zhvillues dhe analistë të tjerë të aplikacioneve dhe të softuerit”  duhet të plotësojnë këto kritere: 1.1 Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë përvojë pune në fushën e përkatëse;
  2. Të punojë aktualisht në fushën e përkatëse;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
  5. Të përdorë kompjuterin.
1.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të profesioneve: 
  1. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesionin përkatës;
  2. Të punojë aktualisht në fushën përkatëse;
  3. Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të profesioneve.
1.3. Preferohen ata kandidatë, të cilët kanë kualifikime shtesë në fushën përkatëse, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së. 1.4. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim.
  2. CV 
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 20/07/2015 ora 16:30. Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: Teuta.Braco@akafp.gov.al Diana.Xhelili@akafp.gov.al