AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Dy seminare 1-ditore për promovimin e praktikave më të mira mbi Skemat e Mësimit të Profesionit në vendin e punës, në kuadër të projektit “Skemat e Çirakërisë për Punësimin e të Rinjve në Shqipëri”, Programi ERASMUS+ për Shqipërinë, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian.

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Dy seminare 1-ditore për…
Në date 23 dhe 24 Shtator 2015,  në ambjentet e Grand Hotel Tirana u zhvilluan 2 seminare 1- ditore për promovimin e praktikave më të mira  mbi Skemat e Mësimit të Profesionit në vendin e punës, në kuadër të projektit “Skemat e Çirakërisë për Punësimin e të Rinjve në Shqipëri”,  Programi  ERASMUS+ për Shqipërinë,  mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian. Në këtë  takim shumë të rëndësishëm të këtij projekti  pati një pjesmarrje të gjerë të aktorëve që veprojnë në fushën e sektorit të mikpritjes, shkollat profesionale si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare. Të pranishëm ishin gjithashtu dy eksperte gjermane të cilat paraqitën shembuj konkret të praktikave më të mira dhe historitë e suksesit në Gjermani, si dhe prezantuan ndikimin mbi punësimin e të rinjve me anë të qasjes së Sistemit Dual Gjerman. Gjate këtij seminari u zhvilluan dy faza të punës në grup me përbërje mikse të cilëve ju kërkua të evidentonin benefitet dhe kufizimet në qasjen e sitemit dual.  Ndërsa në fazën e dytë të punës, grupeve ju kërkua të cilesonin se cilat mund të ishin zgjidhjet për kapërcimin e vështiresive në mënyrë që të implementohet me sukses modeli i mësimit të profesionit në vendin e punës… Organizimi dhe realizimi me sukses i aktivitetit u mundësua nga  Agjencia Kombëtaree Arsimit,  Formimit Profesional  dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në bashkëpunim me  Institutin e Hamburgut për Arsimin Profesional/Hamburger Institut für Berufliche Bildung (HIBB).