AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM I DATËS 06 TETOR 2015 PËR HARTIMIN E SKELETKURRIKULIT TË ARSIMIT PROFESIONAL, TË KUALIFIKIMIT PROFESIONAL NË DREJTIMIN MËSIMOR “DETARI”, NIVELI I

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. NJOFTIM I DATËS 06…
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve shpall njotimin për hartimin e skeletkurrikulit të arsimit profesional të kualifikimit profesional në drejtimin mësimor “Detari”, Niveli I.
  1. Për të mbështetur hartimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
  • Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës të arsimit profesional të kualifikimit profesional në drejtimin mësimor “Detari”, Niveli I
  1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e skeletkurrikulave:
  • Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  • Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  • Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  • Të përdorin kompjuterin.
  1. Kërkesa të veçanta për hartuesit e skeletkurrikulave:
  • Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  • Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
  • Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kërkesë për Aplikim;
  • CV;
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 13 Tetor 2015, ora 14:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al . Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.