Kandidatët për hartimin e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale: “Teknologji e Përpunimit të Materialeve të Ndërtimit”, niveli III në KSHK, “Teknologji e Përpunimit të Bojërave” – niveli III në KSHK, “Gjeologji/Miniera” – niveli II në KSHK dhe “Miniera”, niveli III në KSHK, duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
- Kërkesa të përgjithshme:
- Të kenë përvojë pune në fushën e peshkimit ose në mësimdhënie në këtë fushë;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorë kompjuterin.
- Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga biznesi:
- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse apo në mësimdhënie;
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë dhe të ketë kualifikime në fushën përkatëse;
- Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të kualifikimeve profesionale;
- Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
- Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga ofruesit:
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën e përkatëse;
- Të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional;
- Të ketë eksperiencë pune si mësues/instruktorë praktikash profesionale ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së.
- Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipërpërmendur, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës profesionale përkatëse, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim.
- CV
- Fotokopje e Diplomës/Certifikatës që dëshmon kualifikimin në fushën përkatëse profesionale.