AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM I DATËS 16 TETOR 2015 PËR BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TE MATERIALEVE MËSIMORE NË MBËSHTETJE TË LËNDËVE MËSIMORE TË SKELETKURRIKULAVE TË ARSIMIT PROFESIONAL

KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË PËR HARTIMIN E MATERIALEVE MËSIMORE NË MBËSHTETJE TË LËNDËVE MËSIMORE TË SKELETKURRIKULAVE TË ARSIMIT PROFESIONAL Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (në shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve). 
  1. Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
1.1. Për lëndën profesionale “Materiale ndërtimi”, kl.10 (72 orë), të drejtimit mësimor “Ndërtim”, Niveli I. 1.2. Për lëndën profesionale “Teknologjia e përpunimit të brumit”, kl.12 (170 orë), të profilit mësimor “Teknologji e përpunimit të brumit”, Niveli II. 1.3. Për lëndën profesionale “Teknologji kimike”, kl.10 (108 orë), të drejtimit mësimor “Teknologji kimike”, Niveli I. 1.4. Për lëndën profesionale “Sigurime”, kl.12, (144 orë), të profilit mësimor “Sigurime”, Niveli III. 1.5. Për lëndën profesionale “Shërbime mjetesh transporti”, kl.11 (68 orë), të drejtimit mësimor “Shërbime mjetesh transporti”, Niveli I 
  1. Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore: 
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e materialit mësimor:
  1. Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin. 
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e materialit mësimor:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë 
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 22 Tetor ora 16:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: Teuta.Braco@ akafp.gov.al   Tiranë 16 Tetor 2015