Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në kuadër të projektit “Skemat e praktikës për punësimin e të rinjve në Shqipëri” do te zhvilloje 2 vizita studimore në Hamburg të Gjermanisë për një periudhë prej 5 ditësh ,përkatësisht vizita e parë studimore në datat 2-6 Nëntor 2015 dhe vizita e dytë studimore në datat 16-20 Nëntor 2015 me fokus shkëmbimin e eksperiencave më të mira të përcasjes së sistemit dual. Përbërja e grupeve pjesmarrës në këtë vizitë studimore është me 10 anëtare secili grup, kryesisht përfaqësues të institucioneve shqiptare,bizneseve të sektorit të mikpritjes, shkollës së Hoteleri-Turizmit dhe Shkollës Profesionale Kamez..
Në kuadër të këtij aktiviteti nevoitet përzgjedhja e një përkthyesi I cili/cila do të shoqëroje grupet gjatë vizitave studimore në Hamburg të Gjermanisë ,duke ofruar përkthimin konsekutiv. Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas për datat 2,3,4, 5 Nëntor 2015, si dhe për datat 16,17,18,19 Nëntor nga ora 09.00 deri në orën 20.00.
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Gjermane
- Të këtë experience në përkthime jo me pak se 3 vjet
- Të kuptojë, të flasë dhe interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Gjermane
- Kërkesë për Aplikim,
- CV,
- Kopjen e Diplomës.