AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM I DATËS 29 MARS 2016 PËR BASHKËPUNËTORË PËR RISHIKIMIN E PROGRAMEVE ORIENTUESE (VETËM PJESA E PRAKTIKËS PROFESIONALE TË INTEGRUAR) PËR PROVIMET PËRFUNDIMTARE NË DREJTIMET MËSIMORE TË MËPOSHTME, NIVELI I:

KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË PËR RISHIKIMIN E PROGRAMEVE ORIENTUESE (VETËM PJESA E PRAKTIKËS PROFESIONALE TË INTEGRUAR) PËR PROVIMET PËRFUNDIMTARE NË DREJTIMET MËSIMORE TË MËPOSHTME, NIVELI I:
  •  Hoteleri-turizëm
  • Shërbim mjetesh transporti
  • Mekanikë
  • Elektroteknikë
  • Elektronikë
  • Përpunim druri
  • Ndërtim
  • Tekstil-konfeksione
  • Teknologji ushqimore
  • Bujqësi
  • Shërbime sociale dhe shëndetësore
  • Ekonomi-biznes
  • Teknologji informacioni dhe komunikimi
  • Pyje
  • Ekonomi bujqësore
Kandidatët për rishikimin e Programeve Orientuese për Provimet Përfundimtare, të Praktikës Profesionale të Integruar në drejtimet mësimore të mësipërme, Niveli I, duhet të plotësojnë këto kritere: 1.Kërkesa të përgjithshme:
  • Të kenë mbaruar arsimin e mesëm, ose të lartë në fushat përkatëse;
  • Të jenë ose të kenë qenë mësues të praktikës profesionale, që trajtohet në drejtimin mësimor përkatës, Niveli I;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
2. Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional apo hartimin e skeletkurrikulës përkatëse, apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të drejtimeve të mësipërme, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së. 3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kërkesë për Aplikim;
  • CV;
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së mesme profesionale (ose fotokopje e Diplomës universitare në se disponohet);
  • Fotokopje të dokumentit/eve origjinale, që vërtetojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 4 prill, 2016 ora 16.30. Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497