AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 26 shtator 2016 – për hartim programesh orientuese në arsimin profesional

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftim i datës 26…
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr.8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; të VKM nr.321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për Përzgjedhjen e Bashkëpunëtorë të Jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me hartimin e programeve orientuese për provimet përfundimtare dhe për Maturën Shtetërore Profesionale për kualifikimet profesionale: “Detari”, Niveli I “Konfeksione” (pilot NABER-ADA), Niveli I “Miniera”, Niveli II “Kuzhinë Pastiçeri” (pilot ERASMUS+), Niveli II “Recepsion” (pilot ERASMUS+), Niveli II “Peshkim”, Niveli II “Teknologji Kimike”, Niveli III (vetëm pjesa e praktikës profesionale) “Teknologji Kimike”, Maturë Shtetërore Profesionale Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa: Kërkesa të përgjithshme Të jenë shtetas shqiptarë. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar. Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional. Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse. Kërkesa të veçanta: Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale. Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune si mësues ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimet profesionale të mësipërme. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup. Do të preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për vlerësimin përfundimtar të nxënësve në shkollat profesionale. Paraqitja e dokumenteve Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30 Shtator 2016, ora 14:00 në Zyrën e Administratës së AKAFPK-së me adresë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr.37, Tiranë, ose në adresën E-mail: info.akafp@akafp.gov.al këto dokumente: Kërkesë për Aplikim. Cv Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë. Fotokopje e dokumentit origjinal, që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen). (Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit). Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e proçedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al