Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në bashkëpunim me Institutin e Hamburgut për Arsim Profesional (HIBB), në kuadër të projektit “Skemat e praktikës për punësimin e të rinjve në Shqipëri” zhvillon në datën 16 Mars 2017 , aktivitetin përmbylles së projektit ‘Skemat e Praktikës për Punësimin e të Rinjve në Shqipëri’’.
Në kuadër të këtij aktiviteti nevoitet përzgjedhja e një përkthyesi për të ofruar përkthimin e materialeve Anglisht-Shqip .
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Angleze
- Të këtë experience në përkthime jo me pak se 3 vjet
- Të kuptojë, të flasë dhe interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Angleze
- Kërkesë për Aplikim,
- CV,
- Kopjen e Diplomës.