AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 05 Shkurt 2018 – Kërkohen bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulave të arsimit profesional për vitin shkollor 2018-2019

Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon: 1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, Niveli I. 2.Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Teknologji kimike”, Niveli I 3.Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së profilit mësimor “Prodhime druri gjysëm të gatshme”, Niveli II, të drejtimit mësimor “Përpunim druri”. Kërkesat për bashkëpunëtorët për rishikimin e skeletkurrikulave: 2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët: Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar; Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës; Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup; Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj; Të përdorin kompjuterin. 2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët: Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës; Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave; Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit përkatës; 2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: Kërkesë për Aplikim; CV; Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 23 Shkurt 2018, ora 14:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 04 22 30 497