AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: “ PUNONJËS PASTRIMI/ SANITAR ”

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. NJOFTIM PËR VEND VAKANT:…
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK)Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës “punonjës pastrimi/ sanitar” me kontratë me afat të caktuar dhe kohë të pjesshme (6 ore/ditë).  Kriteret:
  • Kandidatët “Punonjës pastrimi/ Sanitar”, propozohet të plotësojnë këto kritere :
  1. Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm;
  2. Të ketë përvojë pune;
  3. Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  4. Të jetë shtetas shqiptar;
  5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë AKAFPK-së, Tiranë këto dokumente:
    1. Kërkesë me shkrim;
    2. Jetëshkrim (CV)
    3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
    4. Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
    5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
    6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
    7. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
    8. Reference nga punëdhënësi i fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
    9. Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarimi
Mosparaqitja  e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 01.02.2019, ora 14:00.  Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@akafp.gov.al Tirane me 28 Janar 2019