AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: “ PUNONJËS MIRËMBAJTJEJE ”

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. NJOFTIM PËR VEND VAKANT:…
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës “punonjës mirëmbajtjeje” (mirëmbajtje asetesh) me kontratë me afat të caktuar dhe kohë të pjesshme (6 ore/ditë). Kriteret: Kandidatët “Punonjës mirëmbajtjeje”, propozohet të plotësojnë këto kritere : Të ketë mbaruar arsimin e mesëm; Të ketë përvojë pune; Të ketë aftësi të mira komunikuese; Të jetë shtetas shqiptar; Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit; Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë AKAFPK-së-Tiranë, me postë, dosjen me këto dokumente: Kërkesë me shkrim; Jetëshkrim (CV) Fotokopje të letërnjoftimit (ID); Kopje të noteruar të arsimit përkatës; Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar); Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë); Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi; Reference nga punëdhënësi i fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarimi Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 15.02.2019, ora 14:00. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@akafp.gov.al Tirane me 11 Shkurt 2019