Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës “punonjës mirëmbajtjeje” (mirëmbajtje asetesh) me kontratë me afat të caktuar dhe kohë të pjesshme (6 ore/ditë).
Kriteret:
- Kandidatët “Punonjës mirëmbajtjeje”, propozohet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Preferohet të ketë përvojë pune.
- Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë AKAFPK-së-Tiranë, me postë, dosjen me këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim (CV)
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;;
- Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Reference nga punëdhënësi i fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;