AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Workshop-i për ngritjen dhe funksionimin e Komiteteve Sektoriale (KS)

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Workshop-i për ngritjen dhe…
Në datën 4 – 5 Shkurt, 2020 në Tirana International Hotel u organizua workshop-i për ngritjen dhe funksionimin e komiteteve Sektoriale nga AKAFPK mbështetur nga projekti RISI Albania. Në takim morën pjesë përfaqësues nga MFE, AKAFPK, RISI Albania, PNUD, universitete, biznese, përfaqësues të Task forcës për KSHK dhe përfaqësues të shkollave profesionale. Ky aktivitet u përshëndet nga Znj. Ejvis Gishti, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve e cila prezantoi qëllimin dhe pritshmëritë e aktivitetit. Znj. Clara Correia dhe Znj. Leonor Rocha, eksperte ndërkombëtarë për Komitetet Sektoriale të Aftësive në Portugali prezantuan modelit Portugez për ngritjen dhe funksionimin e KS, detyrat dhe funksionet e Sekretariatit teknik të KS, metodologjinë e identifikimit dhe përzgjedhjes së sektorit në të cilin do të pilotohet ngritja dhe funksionimi i KS. Në workshop u paraqitën modalitete për organizimit të takimit të parë të KS, u prezantuan disa modele të vendeve të tjera në lidhje me rolin dhe funksionimin e Komiteteve Sektoriale në zhvillimin dhe përditësimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve. Takimi ishte interaktiv duke bërë pyetje dhe diskutime në lidhje me ngritjen dhe funksionimin e KS. Në përfundim të takimit Zj. Ejvis Gishti, bëri një përmbledhje të përfitimeve të nxjerra nga modeli portugez dhe hapat e mëtejshme për ngritjen dhe funksionimin e KS në Shqipëri.