Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Hartimin e bankës së testeve për kualifikimin profesional;
- Tekstil-konfeksione Niveli IV në KSHK
- Teknologji ushqimore Niveli IV në KSHK
- Bujqësi Niveli IV në KSHK
- Teknologji Kimike Niveli IV në KSHK
- Shërbime sociale dhe shëndetësore Niveli IV në KSHK
- Gjeologji miniera Niveli IV në KSHK
- Detari Niveli IV në KSHK
- Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:
- Të jenë shtetas shqiptarë.
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional.
- Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale.
- Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune (preferohet të jetë në mësimdhënie në fushën/lëndën përkatëse).
- Të ketë eksperiencë në fushën e vlerësimit të nxënësve në AFP.
- Të jetë si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimin profesional të mësipërm.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Paraqitja e dokumenteve
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë;
- Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues në fushë/drejtimin/profilin përkatës dhe/ose profesionin fushën përkatëse në punë;
- Kohëzgjatja