Më datat 10, 23 dhe 28 Dhjetor 2020 u zhvilluan takimet për hartimin e standardit të kualifikimit “Punime dekorative dhe bojatisje” dhe më datat 03, 10, 18 Shkurt 2021 u zhvilluan takimet për hartimin e standardit të kualifikimit “Shtrim dhe veshje me pllaka”
Në fillim të takimit Zj. Ejvis Gishti, Drejtore e AKAFPK përshëndeti të pranishmit, duke falënderuar ata për kontributin në zhvillimin e standardeve kombëtare të kualifikimit. Ajo nënvizoi se ky proces është i organizuar dhe mbështetja nga ERISEE (Education Reform Initiative of South Eastern Europe), në bashkëpunim Austrian Development Cooperation.


Në fillim të takimit u bë orientimi i grupit për hartimin e standardeve/përshkrimeve të kualifikimeve profesionale “Punime dekorative dhe bojatisje” dhe “Shtrim dhe veshje me pllaka”.
Grupit të punës iu prezantua formati i standardeve/përshkrimeve të kualifikimeve profesionale dhe më pas u bë orientimi për plotësimin e rubrikave të njohurive dhe shprehive profesionale bazuar në rezultatet e të nxënit.
Fillimisht u plotësuan informacioni hyrës i kualifikimeve që ka të bëjë me titullin, kohëzgjatjen, qëllimin e kualifikimit, kriteret në hyrje dhe mundësitë e punësimit dhe kualifikimit të mëtejshëm.
Në vazhdim grupi i punës përcaktoi të gjitha rubrikat kryesore lidhur me njohuritë dhe shprehitë profesionale dhe u bë orientimi për shkrimin e rezultateve të të nxënit si bazë për hartimin e standardeve /përshkrimeve të kualifikimit.
Puna për hartimin e standardeve të kualifikimeve “Punime dekorative dhe bojatisje” grupi i punës u mbështet në standardet kombëtare dhe rajonale të profesioneve “Bojaxhi” dhe “Specialist të punimeve të sistemeve të thata në ndërtim” dhe për hartimin e standardit të kualifikimit “Shtrim dhe veshje me pllaka” në standardet kombëtare dhe rajonale të profesioneve “Shtrues dyshemeje” dhe “Shtrues dhe veshës muresh me pllaka”.
